Konflikti Rusi-Ukrainë/ Nis telefonata mes Biden dhe Putin

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur telefonata mes Presidentit Joe Biden me homologut rus Vladimir Putin.

CNN shkruan se kjo telefonatë vjen pas një jave përpjekjesh diplomatike për të shmangur konfliktin në Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë kufirit ukrainas.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur disa forca amerikane nga Ukraina dhe kanë urdhëruar evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika rritet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analistët dhe intelegjenca amerikane kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën javën që vjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?