Konfuzion në tregun çam. Idrizin e lënë të vetët

 

 

Pasi Shpëtim Idrizi shpalli koalicionin me Edi Ramën, deputetët e partisë së tij duket se nuk janë dakord me këtë vendim të kryetarit të tyre. Menjëherë pas daljes publike të Idrizit me Ramën, ka folur Dashamir Tahiri, i cila ka deklaruar se ai është i djathtë dhe se do të konsultohej me bazën çame, e cila e sheh me dyshim këtë gjendje. Deputeti Tahiri është një figurë e rëndësishme e komunitetit çam dhe ka një peshë të madhe në vendimmarjen çame, ndaj duket se nuk po shkojnë mirë punët tek çamët.

Edhe sot një tjetër deputet,Tahir Muhedini ka deklaruar se  PDIU duhet të diskutojë edhe me PD-në përpara se të marrë një vendim. Pra nuk merret vesh mirë se çfarë i ka ofruar realisht Idrizi, Ramës, përpos vullnetit për të shërbyer dhe oreksit për t'u shpërblyer. Ndonëse duket sheshit që pushteti është më i ëmbël se sa opozita, dhe mundet të marrë disa premtime për disa poste të tjera ekzekutive të cilat konvertohen në punësime. Fakti që deputetët e PDIU nuk janë në një mendje pas firmosjes së Idrizit me PS-në e Ramës ka mundësi të mos jenë edhe pesë votat e premtuara pro Qeverisë.

Diçka po ndodh në kupolën e PDIU, pasi është shumë e vështirë të nënshtrohen dy figura të komunitetit drejtues çam si Tahir Muhedini dhe Dashamir Tahiri.

SHKARKO APP