Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, 600 personalitete të drejtësisë mblidhen për sesionin hapës të forumit

Shqipëria pritet të kthehet në një pikë referimi për drejtësinë ndërkombëtare gjatë ditëve të para të majit. Nga 6 deri më 8 maj, vendi do të mirëpresë një nga aktivitetet më të rëndësishme në fushën e jurisprudencës, Kongresi Botëror i Ligjit, i cili do të zhvillojë punimet në Tirana dhe më pas në Berat.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë rreth 600 personalitete të njohura të drejtësisë nga Shqipëria dhe bota, duke e kthyer vendin në një qendër të debatit juridik ndërkombëtar. Ky takim konsiderohet gjithashtu si sesioni hapës i kongresit të madh që do të organizohet në Shqipëri në vitin 2027, ku parashikohet pjesëmarrja e rreth 5 mijë gjyqtarëve dhe drejtuesve të shteteve. Në atë edicion pritet të ndahet edhe çmimi prestigjioz i njohur si “Nobeli i drejtësisë”.

Axhenda treditore nis më 6 maj me nderimin e disa figurave të shquara të drejtësisë, vendas dhe të huaj, me titullin “Honoris Causa”. Ndërsa në datat 7 dhe 8 maj, aktiviteti do të vijojë me tryeza të nivelit të lartë, ku do të diskutohen arritjet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi do të çelet nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jenë efektet e reformës në drejtësi dhe hapat që mbeten për t’u ndërmarrë. Një nga temat kryesore pritet të jetë edhe procesi i Vetting, i cili ka zgjatur afro nëntë vite dhe konsiderohet një nga shtyllat kryesore të reformës. Ky proces pritet të mbyllë aktivitetin e tij përfundimtar gjatë muajit qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të javës së drejtësisë, e cila kulmon më 10 maj, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për çështjet e sundimit të ligjit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?