Kongresi i PS, Evis Kushi: Kryeministri do vijojë me turin e Asamblesë së zgjeruar në të gjitha qarqet

Duke folur për Kongresin e PS-së i cili është shtyrë për t’u mbajtur në dhjetor, me qëllim që fokusi aktual të jetë tek buxheti, deputetja e PS-së Evis Kushi tha se i gjithë sekretariati i partisë do të votëbesohet.

Po ashtu ajo thotë edhe do të miratohet platforma e re që po prezantohet nga kryeministri Edi Rama gjatë tureve të tij në qytete të ndryshme.

”Ne do të votohemi, i gjithë sekretariati. Do të miratohet edhe platforma, ato shtyllat që po i prezantojmë në asambletë socialiste. Kryeministri do shpalosë idetë, por në këto javë buxheti do jetë kryefjalë sepse është një buxhet shumë i rëndësishëm. Turi do të vazhdojë në të gjithë qarqet. Në çdo qark do jetë asambleja e zgjeruar e PS”,-tha Kushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?