Konsultimi me PD për Presidentin? Rama: Tani nuk dimë me kë të flasim

Në konferencën e fundit me gazetarët, i pyetur se a i qëndron ende deklaratës se për zgjedhjen e presidentit të ri do të bashkëpunonte me opozitën për një emër konsensual, kryeministri Edi Rama tha se sot nuk e ka më të qartë se më kë të flasë nga PD.

Rama ironizoi duke thënë se këtë deklaratë e tha kur partia kishte kryetar, por sot situata sipas tij nuk është më njësoj.

“Këtë e kam deklaruar kur opozita kishte kryetar, sot mbetet në parim, por për momentin nuk kemi me kë të flasim”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?