Konsumatorët të ekspozuar ndaj mallrave skarco

Në marketet më të mëdha të kryeqytetit  shiten dhe produkte të skaduara. Në to mungojnë kontrollet nga AKU që është institucion që ka për detyrë garantimin e sigurisë ushqimore. Nga një vëzhgim i bërë, rezulton se produktet sidmos për fëmijët kanë kaluar datën e skadencës.

Konsumatorët në kryeqytet janë të ekspozuar ndaj blerjes dhe konsumimit të produkteve të skaduara ose shumë pranë datës së skandecës.

Nga një vëzhgim i bërë me kamera amatore nga Ora News në superamarketet në Tiranë, produktet tregtohen të skaduara ose 24 orë larg afatit të skadimit.

Më shqetësuese situata është ndaj produkteve si kos frutash për fëmijë ose produkte bulmeti.

Data e skandecës në produkte është 27 shkurt por bizneset vijojnë ti mbajnë në vitrinat. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që ka për detyrë të garantojë sigurinë ushqimore për konsumatorët nuk kryen kontrolle dhe inspektime dhe qytetarët të ekspozohen ndaj produkteve të tilla të cilat ndikojnë në shëndetin e tyre.

Një sërë produktesh kanë skandecën në shkurt pa datë specifike, ndërsa në disa të tjera data e skandecës është e fshirë dhe e padallueshme.

Nëse muaj më parë AKU publikisht prezantonte inspektorë që ushtronin kontrolle në markete apo në tregje, aktualisht situate duket jashtë kontrollit.

SHKARKO APP