Kontigjenti shqiptar pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, Peleshi: Përmbushim detyrimet e mbrojtjes kolektive

Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë kontributin në misionet jashtë vendit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se Shqipëria me kontingjentin e saj të 13-të po merr pjesë në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.

“Vendi ynë ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës”, tha Peleshi.

Kontingjentit XIII EOD merr pjesë në misionin e Prezencës së Përparuar të Përforcuar (Enhanced Forward Presence – eFP) të NATO-s, si pjesë e grup – batalionit kanadez të dislokuara në Letoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?