Kontrabanda e ilaçeve, gjykata liron administratorin e “Omega Farm”

Gjykata e Tiranës ka liruar administratorin e “Omega Farm”, Fatos Çausholli, ndërsa pas kërkesës së Prokurorisë, ajo caktoi masën vetëm me “detyrim paraqitje” ndaj tij.

Po ashtu, “detyrim paraqitje” u caktua edhe për agjentin doganor, Merlind Berberi.

Kujtojmë se Fatos Çausholli u arrestua më 12 mars për akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në doganë në ngarkesën e ardhur për llogari të kësaj kompanie rezultoi se kishte shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 milionë lekë. Për të realizuar këtë mosdeklarim Fatos Çausholli ishte ndihmuar nga agjenti doganor, shtetasi M.B., i cili u arrestua për veprën penale “Shpërdorimit të Detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal”, njoftoi policia atë ditë.

SHKARKO APP