Kontrabandë me ilaçet, arrestohet administratori i “Omega Farma”

Placeholder Image

Policia e kryeqytetit ka arrestuar në kuadër të operacionit “Vitamina”, administratorin e firmës “Omega Farma” me inicialet F. Ç.

Po në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe doganieri me inicialet M. B., teksa mbi administratorin rëndon akuza për kontrabandë ilaçesh në vlerën prej 40 milionë lekësh.

“Departamenti Operativ-Hetimor dhe Krimi Ekonomik në Tiranë finalizojnë operacionin “Vitamina”, arrestohen 2 shtetas.

–          Arrestohet për kontrabandë barnash administratori i kompanisë “Omega” – Farma dhe një agjent doganor.

–          Në bashkëpunim, shmangën detyrimin doganor në vlerën 40 milionë lekë.

Në Doganën e Tiranës, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar finalizuan operacionin “Vitamina”, ku edhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

–          F.Ç, banues në Tiranë, Administrator i kompanisë “Omega” – Farma

–          M.B. banues në Tiranë, Agjent Doganor në Doganën e Tiranës

Administratori i kompanisë “Omega” – Farma  u arrestua për veprën penale “Kontrabandë me Mallra te Tjera”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganë në ngarkesën e ardhur për llogari të kësaj kompanie rezultoi se kishte shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 milionë lekë.

Për të realizuar këtë mosdeklarim ai ishte ndihmuar nga agjenti doganor, shtetasi M.B., i cili u arrestua për veprën penale “Shpërdorimit të Detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i Kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të parashikuara nga neni 174 dhe 248 të K.Penal”, njpfton Policia.

SHKARKO APP