Kontrata 35-vjeçare për parkimet me pagesë. PS ende “në dilemë” t’ja japë pronares së TCH

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk mori djer asnjë vendim për dhënien me koncesion për 35 vjet të parkingjeve me pagesë në kryeqytet. Për disa orë këshilli bashkiak e ka mbajtur këtë çështje pezull dhe në fund, me kërkesën e socialisteve çështja u shty për në mbledhjen e ardhëshme. Media ka publikuar prej kohësh se pas kësaj kontrate qëndron pronarja e Top Channel Vjollca Hoxha me kompaninë e saj “Speed Taxi”. Ajo ka lidhur marrëveshje me kompaninë tjetër “ABC” dhe ka marrë miratimin e Kryetarit të Bashkisë Basha, ndërsa socialistet janë vënë në dilemë dhe me shtyrjen e vendimit I kanë dhënë vetes pak më shumë kohë. Gjatë diskutimeve në mbledhjen e këshillit bashkiak këshilltarët demokratë shprehën mbështetje për projektin kurse socialistët bënë pyetje duke hedhur edhej dyshime mbi kontratën në fjalë. Kështu përshembull Eridian Salianji tha se “kush jemi ne që na ka mbetur edhe 3 muaj kohë të vendosim për 35 vjet për Tiranën?”.

Kontrata

35 vjet me koncesion parkimet ne Tiranë. Qytetarët duhet të paguajnë 150 lekë për 2 orë parkim ndërsa për zonat që janë më larg qendrës, duke parashikuar edhe parkimet në lagje, pagesa shkon deri në 20 lekë. Referuar analizës së bërë, në Tiranë ekzistojnë 23 456 vendparkime në rrugë, 13 937 vendparkime në sheshe dhe 4 497 vendparkime në garazhe private ose siç shkruante sot gazeta "DITA" se i takon nje fitim 21 milion lek në orë për 35 vjet.

SHKARKO APP