Kontrata sekrete me Pfizer, Rama bën hapa pas: Ishte dëshira ime për ta bërë publike, por…

Kryeministri Edi Rama, këtë të martë në një konferencë për shtyp me gazetarët ka treguar pse nuk u bë publike kontrata e nënshkruar me “Pfizer”. ”Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk është në dëshirën time, sa më takon mua nuk ka asgjë për të fshehur. Të gjitha vendet që kanë marrëdhënie me Pfizer e kanë sekret vaksinën, nëse gjeni një vend të BE-që që e ka bërë publik marrëveshjen ne do të jemi vendi i dytë që e bëjmë. Ne nuk i bjemë shkurt siç i bini ju. Ishte dëshira ime për ta bërë publike, por kontratat janë publike. Për të gjitha vendet duhet të respektojnë klauzolën”,-tha Rama.

SHKARKO APP