Kontroll mjetit me targa greke në Sarandë, pranga të riut pasi iu gjet pistoletë në brez

Një operacion policor është zhvilluar në Sarandë nga seksioni Anti-drogë dhe Forcat ”Shqiponja” që kanë çuar në arrestimin e një të riu.

Balkanëeb mëson se efektivët tek vendi i quajtur ”Rrethi i spitali” në Sarandë kanë kontrolluar disa mjete, ndër të cilat dhe një me targa greke.

I riu që drejtonte mjetin kishte një pistoletë në brez dhe është arrestuar menjëherë. Ndërkohë automjetit po i bëhet edhe një kontroll i imtësishëm.

SHKARKO APP