Kontrolle në burgun e Shkodrës, zbulohen sende të ndaluara dhe lëndë narkotike

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar me kontrollet e befasishme në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, me qëllim forcimin e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve penitenciare. Këto kontrolle janë pjesë e një plani të vazhdueshëm për parandalimin e futjes dhe përdorimit të sendeve të ndaluara në burgje.

Në kuadër të këtij operacioni, një kontroll i detajuar është ushtruar edhe në IEVP Shkodër, nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë së Burgjeve dhe në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, Adriatik Kupi. Në aksion morën pjesë Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale, të cilat kontrolluan dhomat e të dënuarve dhe ambientet e përbashkëta.

Gjatë këtij kontrolli janë verifikuar gjithsej 38 dhoma banimi, ku është bërë një kontroll i imtësishëm për zbulimin e sendeve të ndaluara. Në një prej dhomave, konkretisht në dhomën nr. 9 të Godinës 1, ku ndodheshin dy të dënuar me iniciale R.M dhe E.H, është konstatuar një cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas zbulimit, të dënuarit janë veçuar nga të tjerët dhe është hartuar raport incidenti për rastin. Strukturat përgjegjëse, përfshirë edhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, janë njoftuar për vijimin e procedurave hetimore dhe administrative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç këtij rasti, gjatë kontrollit janë identifikuar edhe disa sende të tjera të tepërta ose të ndaluara, përfshirë dy televizorë që janë sekuestruar për rikontroll dhe verifikim të mëtejshëm.

Autoritetet e burgjeve kanë theksuar se kontrollet e tilla do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha institucionet penitenciare të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme brenda tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?