Kontrolli fizik i automjeteve pa shkuar në zyrat e Drejtorisë së Transportit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) përmes shërbimeve të reja (smart) lehtëson biznesin dhe qytetarët, të kursejnë kohë dhe kosto, në procedurat që duhet të kryejnë për mjetet e lëvizshme që disponojnë.

Sipas DPSHTRR-së, shërbimi më i ri “Easy Check” i mundëson të gjithë tregtarëve të mjeteve, të kryerjen procedurën e kontrollit fizik, pa shkuar domosdoshmërisht në zyrat rajonale të Transportit.

”Je dealer/koncesionar shitje automjete apo ke flotë mjetesh të rënda/të veçanta/të shumta si sasi dhe ke merak/risk sigurimin e mjetit apo vështirësi ardhje te rajonalet e DPSHTRR? Vjen Easy Check te ju! Kontrolli Fizik mobil, shërbim fleksibël i dedikuar në ndihmë të biznesit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas testimit të këtij shërbimi të ri, çdo gjë do jetë edhe me rezervim online i informatizuar dhe me leverdishmëri absolute reciproke. ”Ulim radhët te Kontrollit Fizik në rajonale, biznesi ul shpenzimet dhe riskun në minimum”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?