Kontrolli i pasurive, ILDKPKI: 72 raste janë referuar në polici dhe 33 gjoba për zyrtarë të lartë

Kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Evgjeni Bashari ka paraqitur në Kuvend raportin e ILDKPKI për 2020, ku tha se gjatë këtij viti gjatë inspektimit të zyrtarëve të nivelit të lartë janë referua 72 raste në polici dhe janë vendosur 33 gjoba.

Po ashtu Bashari tha se ky institucion do të punojë në forcimin e rolit institucional dhe hetimin e rasteve të sinjalizuara por dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

“Pas verifikimit të pasurisë nga ILDKPKI 72 raste janë referuar në polici. Pas verifikimit në ILDKPKI të pasurisë janë vendosur 33 gjoba për zyrtarë të nivelit të lartë. Do të vijojmë të forcojmë rolin institucional dhe hetimin e rasteve të sinjalizimit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve“.

SHKARKO APP