Kontrollorët kërkojnë të hyjnë në ndërtesë, kthehen mbrapsht nga policia
Në orët e mbrëmjes së sotme, 7 prill 2021, kontrollorët e turnit kanë kërkuar të futen brenda ambienteve të Qendrës së Kontrollit Ajror në Rinas, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë që kanë marrë në kontroll ndërtesën.
Për këtë arsye ata janë kthyer mbrapsht. Ndërkohë Forcat e Armatosura kanë marrë në ruajtje perimetrin e sigurisë së aeroportit.
Hapësira ajrore shqiptare u mbyll të mërkurën e 7 prill pasi kontrrollorët e trafikut firmosën kontratën e paaftësisë në punë duke sjellë dhe pezullimin e fluturimeve nga Rinasi.
Situata e krijuar u bë shkak për anulimin e 13 fluturimeve të parashikuara për ditën e mërkurë.
Punonjësit e Albcontroll thonë se nuk do të rikthehen në punë nëse nuk plotësohen kërkesat për rikthimin në punë të kolegëve të shkarkuar një ditë më parë dhe shfuqizimin e vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive dhe transparencë financiare e plotë për vitin 2020;Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.