Kopshti i Anjeza Shabanit, 3 muaj i pa inspektuar

Paligjshmëria është e lidhur dhe reflekton një paligjshmëri tjetër nëse nuk goditet që në embrion, për të shmangur më pas pasojat, veçanërisht tek fëmijët.

Një ditë pas publikimit të skandalit të rradhës ku administratorja e një kopshti privat në Sauk, Anjeza Shabani rreh brutalisht një fëmijë të mitur vetëm 3 vjeç Report TV ka zbuluar detaje të reja.

Burime për Report TV shpjegojnë se Ministria e Arsimit është përgjegjëse për dhënien e lejeve të ushtrimit të funksionit. Kopshti “Diren” i kishte plotësuar të gjith kushtet dhe ishte brenda rregullave dhe prandaj ishte i pajisur me leje,.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos inspektimin gjatë muajëve të fundit burime nga MAS e justifikojnë me faktin se është një pamundësi kohe fizike për t’i kontrolluar të gjitha kopshtet dhe cerdhet private në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anjeza Shabani administratorja e një kopshti privat në Tiranë, është shoqëruar në polici. Pamjet e dhunimit të një të mituri në kopësht u transmetuan mbrëmjen e kësaj të hëne nga emisioni investigativ “Stop”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?