Veliaj te kopshti “Ylberi”: I ndërtuar nga e para me hapësira më të mëdha. Jemi si dita me natën me ata që djegin goma

I ndërtuar nga e para, kopshti “Ylberi” në Tiranë mirëpret çdo ditë 180 vogëlushë nga Njësia 1. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e kryera në kopësht para përurimit të godinës këtë javë, e cila ka hapësira më të mëdha dhe mbulon kërkesat në rritje të prindërve për t’i çuar fëmijët në kopshte dhe çerdhe publike.

“Kjo ishte një ndërtesë e vogël, sa një kuzhinë, ndaj morëm vendimin e drejtë për ta ribërë nga e para, për të zgjidhur problemet e tokës, për t’u zgjeruar më shumë, për të maksimizuar hapësirën, që ne përdorim për 180 vogëlushë”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë bëri një krahasim me gjendjen në të cilën ndodheshin objektet arsimore në Tiranë para 2015-ës dhe transformimin që kanë pësuar vitet e fundit.

“Në 2015-tën gjetëm një situatë skandaloze. Por, kur njeriu mobilizohet, skuadra punon, bashkëpunon, bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ne gjetëm 3 mijë fëmijë që merrnin shërbime në kushte skandaloze. Është po e njëjta Tiranë dhe sot kemi 17 mijë fëmijë, më shumë se 5-fishi. Ka shumë qytetarë që thonë: ‘O kryetar, po kur ka kaq shumë nevojë, shtoji akoma më shumë’. Çështja është t’i shtojmë, por duke rritur cilësinë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?