
Një tjetër protestë u mbajt në Korçë mbasdite e sotme, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Në një tubim paqësor, qytetarët korçarë tregojnë arsyet që sipas tyre kryeministri i vendit duhet të japë dorëheqjen, ndërsa theksojnë korrupsionin si faktorin kryesor. Ditën e nesërme pritet që studentët e universitetit të Korçës të bojkotojnë mësimin ndërsa kanë paralajmëruar tubim paqësor para këtij institucioni arsimor.