Korçë, 15 qendra shëndetësore pa mjek

Në 15 prej qendrave shëndetësore në Komunat e qarkut të Korçës mungojnë mjekët specialistë. Si pasojë e kësaj situate të krijuar, banorët kanë mangësi në shërbimin mjekësor, pasi një mjek është i detyruar të mbulojë disa qendra. Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm në Korçë, Petrika Tollkuçi, pranon se mjekët e specializuar nuk i preferojnë zonat e Korçës. Por situata pritet të përkeqësohet, pasi shumë mjekë të vjetër specialistë janë në prag pensioni. Për të zbutur mungesat, paraprakisht është menduar që të zgjatet bashkëpunimi me mjekët që kanë mbushur moshën e pensionit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?