Korçë, 2 persona të armatosur dhe me maska grabisin kazinonë

Grabitet me armë një kazino në verilindje të vendit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr 2 të Korçës, ku dy persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë brenda në kazino dhe kanë kërkuar paratë e xhiros.

Grabitësit kanë arritur të marrin paratë dhe më pas janë larguar pa lënduar njeri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku është ngritur dhe grupi i hetimit që po merret me këtë çështje.

Burime nga blutë e Korçës bëjnë me dije se ende nuk dihet shuma e parave që grabitësit kanë marrë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një dorë të fortë në këtë drejtim pritet të japin dhe kamerat e sigurisë së kazinosë dhe objekteve përreth saj, të cilat janë sekuestruar tashmë nga blutë dhe po verifikohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?