Korçë; Dyshime që 2 të rinjtë janë mbytur në rezervuar
Aktualitet E Premte, 30 Prill 2021 06:18
2 adoleshentë rreth 17-vjeç dyshohet se janë mbytur këtë pasdite në një rezervuar në Korçë. Familjarët e dy të rinjve kanë denoncuar në polici zhdukjen e tyre prej disa orësh.
Sipas policisë dy të rinjtë, që janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin, kishin shkuar që të laheshin në rezervuarin që ndodhet mes fshatrave Qatrom dhe Polem.
Pas denoncimit të familjarëve policia ka nisur kërkimet për gjetjen e dy të rinjve
KOHA JONË SONDAZH

