Korçë, kapen duke transportuar 15 klandestinë, dy në pranga
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar 15 klandestinë në aksin Bilisht-Pogradec.
Gjatë operacionit “Udënishti” u goditen dy raste të veçanta dhe vunë në pranga:
– M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë
– P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë
Policia informon se gjatë kontrollit të ushtruar përgjatë aksit rrugor Bilisht-Pogradec, u gjetën 12 shtetas të huaj në mjetin tip “Volvo” që drejtohej nga adoleshenti Marjus Metra.
19-vjeçari raportohet se kishte marrë një automjet me qira për të mos rënë në sy të policisë. Ai i mori klandestinët në Bilisht për t’i transportuar drejt Tiranës në këmbim të parave.
Po në të njëjtin aks, gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford” të 45-vjeçarit u gjetën 3 shtetas të huaj.
Pas kryerjes së testit të alkoolit ky i fundit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
500 euro për klandestin
Të arrestuarit iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.
Unifromat blu po punojnë për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” si dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” në ngarkim të shtetasit P.Gj.