Korçë, u godet makinën e shefit, policët rrahin të riun me shpulla, pezullohen. Arrestohet i riu

 

Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë “arrest me burg” për  Tomi Mishën  të riun që u dhunua dje në mes të Korçës se gërvishti makinën e zëvendësdrejtorit të policisë, Arben Hyseni. Akuzohet se kundërshtoi policinë dhe ishte i dehur. Pezullohet zv/drejtori i policisë dhe dy policët që ushtruan dhunë ndaj të riut. Rama e Tahiri falenderojnë për denoncimin.

Tirane- Ky i ri, i identifikuar si Tomi Misha, është dhunuar në mes të Korçës vetëm se gërvishti makinën e zëvendësdrejtorit të policisë, Arben Hyseni. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:30 te mesditës së 20shkurtit 2015.

Një kamera amatore filmoi momentin kur dy efektivë policie e kanë zënë atë më shpulla në sy të zëvendësdrejtorit Hyseni, i cili gjatë gjithë kohës qëndron në makinën e tij.

Por ngjarja e rëndë e dokumentuar përmes një filmimi amator, merr shkak nga një aksident, në dukje i lehtë.

I riu Misha ka përplasur me mjetin e tij makinën me të cilin udhëtonte zëvendësdrejtori i policisë së Qarkut Korçë, Arben Hyseni.

Ky i fundit ka zbritur menjëherë nga makina dhe pasi sigurohet që i riu të qëndrojë në mjetin e tij, bën një telefonatë ku besohet se ka raportuar aksidentin dhe ka thirrur përforcimet.

Pamjet tregojnë se në vendngjarje mbërrijnë menjëherë 3 efektivë policie, ndërsa nëndrejtori shkon për në makinën e tij nga ku ndjek të gjithë skenën e dhunës që do të pasonte.

Më pas dy efektivë, të identifikuar si Robert Memelli dhe Koço Mico për minutat në vijim shkelin çdo rregullore dhe ligj të policisë së shtetit.

Ata fillimisht lejojnë të dalë nga makina të riun, gjë që nuk lejohet dhe pas një debati tema e të cilit nuk kuptohet qartë, e dhunojnë atë.

Pezullohet zv/drejtori i policise Korce dhe 2 policet

Gjatë gjithë kësaj skenë zëvendësdrejtori i policisë ka qëndruar në makinë dhe nuk ka reaguar dhe kjo neglizhencë i ka kushtuar atij pezullim të menjëhershëm nga detyra. Të njëjtin fat kanë patur edhe dy efektivët e policisë së Memelli e Mico.

Arrest me burg të riut: Kundërshtoi policinë

Një ditë më pas (21 shkurt 2015) u mësua se gjykata e Korçës i dha masën e arrestit burg arrest në burg për të riun Tomi Misha. |Masa e arrestit i është dhënë në spital, ku ndodhet I shtruar pas dhunës pasi ka probleme me te vjella e marrje mendsh. Ai ndodhet nën mbikqyrjen e policisë

Reagon kryeministri dhe ministri i Brendshem: Faleminderit qe denoncuat

Për rastin reaguan kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në rrjetet sociale Kryeministri shkroi se kjo ishte një nga rastet kur një video çoi në ndëshkimin e një sjellje të patolerueshme, ndaj edhe bën thirrje për sa më shumë të tilla.

Ndërsa ministri Tahiri po në rrjetet sociale shkroi se nje telefon mund te kthehet ne arme per te luftuar korrupsionin, abuzimin dhe shkeljet ne detyre.

Tahiri: Vazhdoni të denonconi, abuzuesit me detyrën para përgjegjësisë

Lidhur me videon ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke deklaruar punonjesit e shfaqur ne filmime do mbajne pergjegjesi nje me nje per abuzimin me detyren.

“Kur publiku ndihmon me denoncime, video, foto, sms, bejme bashke Policine e Shtetit me te paster nga abuzuesit dhe te korruptuarit.Nje telefon mund te kthehet ne arme per te luftuar korrupsionin, abuzimin dhe shkeljet ne detyre. Ndaj punonjesit e shfaqur ne filmimet e qytetareve, do mbajne pergjegjesi nje me nje per abuzimin me detyren.Faleminderit qytetareve qe i filmuan! Faleminderit medias qe i publikoi.Policine qe duam, e bejme bashke”.

SHKARKO APP