Korçë/Grabitet nën kërcënimin e armës banesa e një 60-vjeçari
Sot reth orës 03:00, policia e Korçës është njoftuar se në fshatin Lumalas, në banesën e shtetasit I.Sh, 60 vjeç, kanë hyrë 3 persona të maskuar.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nën presionin e armës kanë mundur të marrin në dy kasaforta një shumë parash.
Shtetasi I.Sh, ka një aktivitet privat në fushën e tregëtisë.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në banesë ndodheshin vetëm çifti i bashkëshortëve.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

