Korçën e mbulon heshtja, pas 20:30 qyteti mbyllet në shtëpi në natën e Krishtlindjeve

Edhe pse Korça pati një numër të lartë turistësh për Krishtlindje, pas orës 20:30, qytetin e pushtoi “heshtja”.

Ashtu si në të gjithë vendin qytetarët korçarë dhe turistët janë kanë respektuar orën policore duke iu drejtuar banesave, hotele apo bujtinave të këtij qyteti.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet në qytet janë shumë të rralla mjetet që qarkullojnë disa me autorizim dhe disa për shkak të thyerjes së orarit.

Ndërkohë patrulla të ndryshme policie janë ngritur në rrugët kryesore të qytetit dhe jo vetëm për të monitoruar situatën dhe informuar çdo qytetar që shkel orën e përcaktuar. Dukshëm të gjitha bizneset, baret, lokalet janë mbyllur pa shkuar ora 20:30.

Korçën e mbulon heshtja, pas 20:30 qyteti mbyllet në shtëpi në natën e Krishtlindjeve

SHKARKO APP