Koronavirusi, Cako: Është Lufta e 3-të. Do të vendoset një Rend i ri Botëror. Kërkohet izolimi i SHBA-së dhe mposhtja e Trump
I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, Alfred Cako tha se koronavirusi dhe plandemi. Sikurse e quajti ai, ëhstë krijuar për të izoluar SHBA-në.
Cako: Pasi nuk patën sukses me ato bombat njerëzore për të krijuar destabilizim në Amerikë, me impeachment dështuar, kërkuar që ta bëjnë me koronavirusi. Tani duan të bëjnë një plandemi të dytë që të zhdukin klasën e mesme dhe të krijohet izolimi i SHBA-së dhe që të mposhtet Trump-i.
Alfred Cako tha se koronavirusi është lufta e tretë botërore për të krijuar një rend të ri botëror.
Cako: Të gjithë udhëheqjes kanë deklaruar se është Lufta e Tretë Botërore dhe të gjithë kanë deklaruar se më pas bota do të jetë e gjitha ndryshe. Bota do të ketë një rend të ri dhe do të jetë më globaliste e më e centralizuar. Do të ketë një bankë qendrore dhe një monedhë të përbashkët, me një polici botërore.