Koronavirusi ishte prezent në Shqipëri që në janar? Kryeministri Rama: Unë nuk jam epidemiolog, por…

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar masat e marra deri më tani për luftën kundër koronavirusit si të suksesshme dhe izolimi, sipas kryeministrit, na shpëtoi nga një raport i lartë vdekjesh.

Fjatë bisedës në emisionin ‘Abc e Mëngjesit’, Rama diskutoi edhe rreth rastit të zbuluar në Francë me koronavirus që në dhjetor, më herët nga sa u raportua në OBSH nga Kina.

Ndërsa, në vendin tonë, profesor Gëzim Xhepa dhe Renato Osmëni për janarin e shkurtit, në bazë të radiografive vëmë re që  koronavirusi ka qenë në Shqipëri që në këto muaj.

I pyetur nëse ky fakt e bën karantinën pak të pakuptimtë, Rama thotë:

“Në dijeninë time ju nuk jeni epidemiolog, unë jo e jo. Këto janë debate për shkencëtarët. Nuk janë për ne të dy. Ajo që mund të diskutojmë ne të dy është për punën time. Ju mund të merrni përsipër të flisni për të gjitha temat. Ju mediat, unë jo.”, u shpreh Rama.

Mjeku Ilir Alimehmeti, bazohet në një studim të Universitetit të Harvardit, me aq respiratorë sa kemi duhen 7100 të infektuar për të pasur këtë karantinë që kemi sot. Kjo sërish, a nuk e kthen karantinën të pakuptimtë?

Edi Rama: Kjo është qesharake, nëse kemi një rezultat pozitiv i kemi falë masave që kemi marrë. Mijëra mund të ishin të vdekurit. Kështu që janë të gjitha bisedat që nuk janë për këtë komunikim mes nesh.

SHKARKO APP