Koronavirusi – Italia në rrethim
Italia ёshtё nё Evropё vendi mё i rrezikuar nga Koronavirusi, ndaj qeveria italiane ka ndёrmarrё masa drastike. Në disa zona jeta publike gati është paralizuar. Gjendja po acarohet edhe nё Korenё e Jugut.
“Qёllimi ёshtё qё tё mbrojmё shёndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas njё takimi tё shtabit tё krizёs me autoritetet civile tё mbrojtjes nё kёtё vend. Rajonet mё tё prekura nga virusi COVID-19 do tё rrethohen. Popullata nuk do tё lejohet tё futet dhe as tё dalё nga kёto zona. Banorёt e zonave tё rrezikuara mund tё lёvizin vetёm nё „rastet e veçanta”.
Ai qё pёrpiqet t’i kalojё barrierat, cёnohet nga ndjekja penale, theksoi kryeministri. Ai megjithatё kёrkon njё mirёkuptim tё popullatёs sё atjeshme. Conte ka paralajmёruar mbylljen e sipёrmarrjeve dhe shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve masive. Qeveria italiane ka ndaluar ndёrkohё edhe karnavalet nё Venecia. Ndalimi i lёvizjeve nё zonёn e Shengenit deri tani nuk ёshtё parashikuar, theksoi kryeministri.
Hotspoti evropian
Deri tani nuk janё regjistruar nё asnjё vend tjetёr evropian kaq shumё raste tё infektimeve me virusin SARS-CoV-2. Nё Itali janё regjistruar gjithsej 79 raste. Nga pjesёt veriore tё Italisё, nё rajonin Venecia dhe Lombardi, ka pasur edhe dy raste tё vdekjes. Pёr krahasim: Nё Gjermani janё regjistruar deri tani 16 raste tё infektimeve, nё Francё 12, ndёr tё cilёt njё person ka vdekur.
Shpёrthimi i infektimeve nё Lombardi ka ndodhur pas infektimit tё njё 38-vjeçari i cili po trajtohet nё njё spital nё qytetin e vogёl Codogno. Se ku ёshtё infektuar ai, ende nuk dihet saktësisht. Dyshohet se ёshtё infektuar nga njё mik kinez, i cili ёshtё kthyer sё fundmi nga vendlindja e tij nё Itali. Por kjo nuk ёshtё konfirmuar. Ndёrkohё qё pёr ardhjen e virusit nё Venecia dyshohen afaristё kinezё, tё cilёt kanё ardhur atje. Njё rast nё rajonin Piemont ёshtё regjistruar pas kontakteve tё tij me njerёz nga Lombardia.
Gjendje alarmi nё Korenё e Jugut
Nё Korenё e Jugut qeveria ka shpallur gjendjen mё tё lartё tё alarmit, pёr shkak tё infektimeve. Presidenti Moon Jae ka vendosur kёto masa pas dy rasteve tё tjera tё vdekjeve. Epidemia gjendet njё njё „pikё tё rёndёsishme kthese“. Ditёt e ardhshme do tё vendosin se si do tё zhvillohen gjёrat. Qeveria e tij po ndjek sugjerimet e ekspertёve dhe ka ngritur gatishmёrinё e veprimit nё nivelin mё tё lartё tё mundshёm. Qeveria pohon se nuk do tё hezitojё tё ndёrmerren edhe masa tё papara deri tani nё luftёn kundёr kёtij virusi. Deri tani nё kёtё vend janё regjistruar 602 raste tё infektimeve, qё ёshtё numri mё i madh pas Kinёs. Shumica e infektimeve ka ndodhur nё kishёn Shincheonji Church of Jesus, ku njё e infektuar ka shkuar dhe fillimisht ka refuzuar tё bёjё testet mjekёsore. Mё pas ka shkuar edhe nё shёrbimet e kishёs nё qytetin Daegu.
Gjendja e paqartё
Organizata Botёrore e Shёndetёsisё WHO, shprehet e shqetёsuar pёr paraqitjen e rasteve tё infekimeve mё virusin COVID-19 tek personat, tё cilёt nuk kanё ndonjё lidhje me Kinёn. Ndёrkohё dyshohet se koha e inkubacionit mund tё jetё shumё mё e gjatё se dy javё. Kjo do tё vёshtirёsonte pёrpjekjet pёr parandalimin e epidemisё. Nё Kinё ёshtё rritur ndёrkohё numri i tё infektuarve nё mё shumё se
77.000. Prej tyre 2400 kanё vdekur. Por ekspertёt mendojnё, se shifrat nё Kinё mund tё jenё shumё mё tё larta. Numri mё i madh i tё vdekurve ka ndodhur nё provincёn Hubei, ku ёshtё regjistruar pёr herё tё parё sёmundja nё qytetin milionёsh Wuhan, nё dhjetor tё vitit tё kaluar.