FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koronavirusi, kreu i OBSH-së: Shumë vende kanë marrë drejtim të gabuar

Pandemia e koronavirusit “do të përkeqësohet” nëse qeveri të caktuara nuk ndërmarrin hapa vendimtarë për të frenuar përhapjen e sëmundjes që e shkakton ai, COVID-19, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne po shohim rritje të rrezikshme të rasteve në vendet ku masat e dëshmuara për uljen e rrezikut, nuk zbatohen ose nuk ndiqen”. “Më lejoni të jem i drejtpërdrejtë, shumë vende kanë marrë drejtim të gabuar”, tha Tedros në një konferencë për media në Gjenevë, shkruan Rel.

Tedros tha se “mesazhet e përziera nga udhëheqësit” po e minojnë besimin e publikut në përpjekjet për ta sjellë pandeminë nën kontroll. “Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e pasqyrojnë këtë”, tha Tedros, duke mos përmendur asnjë udhëheqës me emër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse rregullat bazike nuk ndiqen, ka vetëm një rrugë që do të ndjekë kjo pandemi. Do të përkeqësohet”, shtoi Tedros.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në udhëzimet e saj, vazhdimisht rekomandon mbajtjen e distancës fizike, larjen e duarve dhe veshjen e maskave.

Koronavirusi ka prekur afro 13 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 570,000 kanë vdekur dhe mbi 7.1 milionë janë shëruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?