Koronavirusi mbyll zyrat e Gjendjes Civile, ja si do jepet shërbimi deri në fund të muajit

Zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë Vlorë janë mbyllur për qytetarët, deri në datë 29 korrik 2020.

Shërbimet e këtyre zyrave në qytet do të jepen online përmes e-Albania deri në afatin e caktuar ose në zyrat e GJC në Novoselë dhe Qendër Vlorë, përcaktuar nga protokollet e mbrojtjes së shëndetit në të tilla raste.

Shkak për këtë mbyllje është bërë një punonjëse e Gjendjes Civile, e cila ka rezultuar e infektuar me COVID-19, pas kryerjes së testit, ndërkohë si masë preventive edhe punonjësit e tjerë, do të testohen për të parë nëse kanë probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Afati 14-ditor ka të bëjë me masat karantenizuese për rastet e tilla, ndërkohë shërbimi për qytetarët do të mund të jepet rregullisht online ose zyrat e përcaktuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkohet mirëkuptimi nga qytetarët për situatën dhe apelohet që për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve, të kontribuojmë të gjithë, duke zbatuara masat mbrojtëse”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?