Koronavirusi në Greqi/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve, 103 raste të konfirmuar vetëm sot
Në Greqi numri i personave të prekur nga koronavirusi po rritet frikshëm ndërsa në total, janë 331 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri, i ndjekur nga 103 rastet e reja të konfirmuara vetëm sot, siç u njoftua të dielën pasdite nga Profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras.
Siç ka sqaruar Tsiodras, 49 raste kanë të bëjnë me 24 orët e fundit dhe 54 orët e tjera të mëparshme, por janë raportuar sot për shkak të ngarkesave të punës në laboratorët referencë, shkruan Kathimerini.gr.
44 nga rastet e reja janë për shkak të transmetimit të mundshëm vendas. 51 persona janë shtruar në spital, tetë prej të cilëve janë në Athinë, Selanik dhe Patras, dhe dhjetë janë larguar.
Tsiodras tha se “nuk ka nevojë për panik por për qetësi dhe theksoi se masat e marra pritet të funksionojnë në dy deri në tre javët e ardhshme.” Tsiodras gjithashtu iu referua rolit të Kishës dhe shprehu shpresën se nesër Sinodi i Shenjtë do të merrte vendimet e duhura.
Ndërkohë deri më tani në shtetin fqinj janë regjistruar 4 jetë të humbura nga koronavirusi