Koronavirusi në Shqipëri/ 17 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, nga 302 testime të kryera, 17 persona rezultuan pozitivë, ndërkohë që 15 të tjerë janë shëruar.

Në spitalet covid po marrin trajtim të specializuar vetëm 4 pacientë, ndërsa raportohen 244 persona aktivë në mbarë vendin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

30 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 302 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki:

12 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 1 në Lushnje.

Janë 244 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,963 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 15

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 302

Testime totale 1,997,033

Raste pozitive 331,800

Raste të shëruara 327,963

Raste Aktive 244

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 162

Vlorë 24

Fier 12

Gjirokastër 12

Berat 11

Durrës 8

Elbasan 5

Shkodër 4

Lezhë 3

Korçë 1

Kukës 1

Dibër 1.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?