Koronavirusi në Shqipëri/ 216 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 806 testime nga të cilat 216 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar

Swiss Digital Mobile Reklama

me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 806 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 216 qytetarë, në këto bashki: 82 në Tiranë, 18 në Lushnje, 16 në Fier, 15 në Durrës, 9 në Divjakë, 7 në Vlorë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Patos, Sarandë, Gramsh, 5 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Përmet, Berat, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Roskovec, Mallakastër, Gjirokastër, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Lezhë, Shijak, Kolonjë, Dimal. Janë 3,537 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 251 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,251 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 216

Të shëruar në 24 orë 251

Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 806

Testime totale 1,959,160

Raste pozitive 327,369

Raste të shëruara 320,251

Raste Aktive 3,537

Humbje jete 3,581

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë 1,604

Fier 377

Elbasan 266

Durrës 256

Shkodër 255

Korçë 204

Vlorë 198

Gjirokastër 127

Berat 103

Lezhë 80

Dibër 54

Kukës 13

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?