Koronavirusi, pezullohen proceset gjyqësore në të gjithë vendin

Me anë të një vendimi Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pezullimin e vepritmarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha Gjykatat e vendit. Shkak për këtë vendim është bërë koronavirusi.

Pezullimin e veprimtarisë dhe shërmbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjtihshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar dhe infeksioni i përhapur Covid-19”, shprehet në pikën e parë të vendimit.

Megjithatë, KLGJ ka vendosur që të përjashtohet nga efektet e pezullimit veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje të “natyrës së ngushme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, përjashtohen nga efektet e pezullimit, “seancat e vlerësimit të masavet ë sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, i pandehuri ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre”. Kohëzgjatja e këtij vendimi do të jetë për një periudhë dy javore, thotë KLGJ.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?