Koronavirusi s’ndalet në Itali. Humb jetën punonjësi e eskortës së kryeministrit Conte

Një tjetër lajm tragjik sapo është raportuar nga mediet italiane. Koronavirusi i ka marrë jetën një efektivi të policisë italiane, që ishte pjesë e eskortës së kryeministrit Giuseppe Conte.

Giorgio Guastamacchia humbi jetën sot në Romë, pasi ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë dhe menjëherë ishte shtruar në spital dhe ishte i intubuar.

Agjenti i policisë la pas gruan dhe dy fëmijë, raporton Corriere.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në javët që zbuloi sëmundjen, ai nuk kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryeministrin Conte, dhe as nuk kishte udhëtuar në makinën e Kryeministrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?