Korrik, Shqipërinë e vizituan mbi 850 mijë turistë
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 16:46
Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit ka bërë të ditura të dhënat për hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar për muajin që lamë pas.
Kështu sipas tyre, gjatë muajit korrik në pikat kufitare kanë hyrë rreth 857.044 shtetas të huaj dhe kanë dalë 830.674 shtetas.
Ndërkohë, shtetas shqiptarë që kanë ardhur në atdhe gjatë muajit korrik figurojnë se kanë qenë 477.648, ndërsa rreth 446.361 persona kanë dalë nga pikat kufitare.
KOHA JONË SONDAZH

