Korrupsioni, 3 vjet burg për ish-­kryetarin e Gjykatës në Pukë

Ish-­kreu i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, është dënuar me 3 vjet burg.

Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Shkodrës. Ai është shpallur fajtor për korrupsion.

Nga hetimimet të zhvilluara nga prokuroria rezultoi se gjyqtari Lleshi, në bashkëpunim me prokurorin e rrethit të Pukës, si edhe disa zyrtarë të tjerë të gjykatës dhe sistemit të drejtësisë, kishin marrë shuma të konsiderueshme parash nga një shtetas, me qëllim zbutjen e masave të sigurisë për disa familjarë të tij, të cilët akuzoheshin për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme në lagjen Nushaj, Pukë.

Ajo protestë zhvillohej kundër ndërtimit të një sipërmarrje private, për të cilën protestuesit pretendonin se u prishte pronat e tyre.

Shtjefën Lleshi dhe zyrtarët e tjerë të sistemit të drejtësisë, kishin marrë para për zbutjen e masave të sigurisë dhe lirimin e 6 familjarëve të kallëzuesit.

Hetimi për këtë çështje u zhvillua nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa gjykimi u zhvillua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata më e afërt me qytetit të Pukës, ku kishte ndodhur vepra penale.

SHKARKO APP