Korsi e re për biçikletat në rrugën “Medar Shtylla”

Krijimi i korsive të biçikletave në Tiranë ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave. Pas rikonstruksionit të rrugës “Medar Shtylla” e cila ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve për këtë zonë, Bashkia e Tiranës ka filluar edhe krijimin e korsive të dedikuara për biçikleta, të cilat do të rrisin edhe më shumë sigurinë e përdoruesve të dyrrotakëve. “Zilja e rënë në korsi të vetë! Korsia e re për biçikletat te rruga “Medar Shtylla”, i shtohet rrugëtimit të pedaluesve të Tiranës, të cilët kanë zgjedhur jetesën e shëndetshme në kryeqytet me dyrrotakët”, shkruan Veliaj në Instagram.
Aktualisht në punimet që po kryhen për sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve po i kushtohet hapësirë edhe lëvizjes me biçikleta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?