Kosova asnjë humbje jete nga Covid-19 në 24 orë, Tavo: Në Shqipëri ka propagandë, jo punë
Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka komentuar situatën e 24 orëshit në fundit në Kosovë, sa i takon pandemisë së Covid-19. Me asnjë jetë të humbur dhe me rekord testimesh, Tavo thotë se në Shqipëri nuk ka menaxhim të situatës por vetëm propagandë.
Postimi i plotë
Kosova asnjë humbje jete me Covid-19 dhe rekord testesh gjatë 24 orëve të fundit. Ky është menaxhimi i mirë. Kjo quhet punë efikase e shtetit dhe jo propagandë si “Rilindja.” Edhe 70 ditë dhe sektit të “Rilindjes” i vjen fundi. Pas 25 prillit na pret shumë punë për të rimëkëmbur vendin duke e filluar me ngritjen e një strategjie për menaxhimin sa më efikas të pandemisë për të mbrojtur e shpëtuar sa më shumë jetë.