Kosova takon gruan që i shpëtoi jetën 30 vjet më parë

 

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka vijuar takimet e tij në rrethinat e Tiranës. Sot Haim Kosova ka patur një takim të veçantë pasi takoi një grua të cilës i kishte shpëtuar jetën 30 vjet më parë.

"Takova pas 30 vitesh Lefterie Deliun. Ka qenë dimri i egër i vitit 85 kur i shkova në shtëpi në fshatin Shën Mëri. Rrezikonte jetën. Me makine deri në rrëzë te Dajtit, pastaj në këmbë me nxitim para se të bëhej lumi i pakalueshëm. Jam i gëzuar që dhe sot Lefteria gëzon shëndet të mirë. Ajo e mban mend atë natë të vështirë dhe më takoi sot për të shprehur sërish mirënjohje", shkruan Kosova në FB.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?