Kostandin Xhuvani dhe Prokuroria në Apel, kërkohet ndryshimi i dënimit

Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes dhe aktores së njohur Luiza Xhuvani, i dënuar me 35 vite burg nga gjykata pak ditë më parë, ka apeluar çështjen dhe kërkon uljen e masës së dënimit, me pretendimin se nuk mban mend asgjë për atë çka ndodhi. Por prokuroria ka apeluar gjithashtu vendimin ndaj tij ku kërkon që t’i  hiqet gjykimi i shkurtuar dhe Xhuvani të dënohet me burg përjetë. Do të jetë Apeli, që do të vendosë në favor të Xhuvanit, ose të pretendimeve të prokurorisë, por ka edhe një vendim të mesëm, për të mos ndryshuar atë që u dha nga gjykata e parë.       

Kostandin Xhuvani, i dënuar me 35-vite burg  në Gjykatën e Shkallës së Parë për vrasjen e katër personave, kërkon uljen e dënimit ndaj tij, në Gjykatën e Apelit.  Pak ditë më parë 26-vjeçari Xhuvani u shpall fajtor (me gjykim të shkurtuar) më datën 10 Mars për veprën penale “Vrasje në rrethana të cilësuara”, në kuadër hetimeve për vrasjen e katër personave mëngjesin e 4 nëntorit në Tiranë dhe tashmë ai kërkon ulje të këtij dënimi në Apeli.  Sipas kërkesës së Xhuvanit, 27 vjeç, ai ka deklaruar se nuk mban mend asnjë gjë nga ajo natë, pasi ishte jo vetëm nën efektin e alkoolit, por dhe të drogave të lehta të konsumuara gjatë natës. Në kërkesën e tij depozituar Gjykatës së Apelit, Xhuvani kërkon zbutje të dënimit, pasi veprimet janë kryer pa vullnetin e tij, pa ndërgjegjen e tij, teksa vijohet me argumentin e kësaj teze.  Burime pranë Gjykatës së Apelit bëjnë të ditur se kërkesë për shqyrtim ka ardhur edhe nga prokurori i kësaj çështje i cili ka kërkuar të anulohet vendimi i shkallës së parë, për pranimin e kërkesës së Xhuvanit për gjykim të shkurtuar, çka i mundësoi atij të dënohej me 35 vite burg dhe jo me burgim të përjetshëm. Tashmë pritet që Gjykata e Apelit të vendos datën kur këto çështja do të shqyrtohet.  Kostandin Xhuvani u dënua me 35 vite burg për vrasjen e 4 personave, ku në shënjestër ishin Enea Xhajit, Edison Jahos, por mbeten të vrarë aksidentalisht edhe shoku i tij Arbër Demiraj, si dhe shtetasi Italian, Gianpaolo Azzolo.

SHKARKO APP