Kostandin Xhuvani kërkon falje: “Isha i dehur dhe i droguar”

 

Para se te marre denimin, Konstandin Xhuvani i kërkoi falje familjarëve të 4 viktimave. Në mbrojten e tij, Xhuvani thotë se ishte i dehur dhe i droguar e nuk mbante mend për veprime që ka kryer.

 “Pa filluar fjalën e mbrojtjes, po i kërkoj falje familes së viktimave. Të gjitha veprimet e mija nuk kanë qënë veprime me paramendim, nuk kanë qënë veprime me dashje, por kanë qënë veprime të kryera nga ana ime pa vullnet, pa ndërgjegje, sepse kam qënë në një gjëndje shumë të rënduar mendore, për shkak të përdorimit të alkolit dhe kokainës.”

Kështu i drejtohet togave të zeza Konstandin Xhuvani në mbrojtjen e tij me shkrim, tashmë të administruar në procesin gjyqësor të kryesuar nga tre gjyqtarët e çështjes Sokol Tona, Artan Gjermeni dhe Arben Micko.

Në mungesë të avokatit, Xhuvani dorëzoi me shkrim mbrojtjen e tij, ku rendit në mënyrë kronologjike të gjithë lëvizjet e tij ditën e ngjarjes.

“Ashtu i turbulluar jam nisur së bashku me ta për tek lokal “Ante Grand”, lokal ky i cili ishte i panjohur nga ana ime. Pasi kemi hyrë, mbaj mend se jemi takuar edhe me disa djem për të cilët nuk më kujtohen emrat. Mbaj mend që së bashku kemi pirë disa gota “Ginn”. Në formë respekti ata na kanë ofruar të tymosnim nga një cigare “hashashi”. Në këtë moment është afruar një djalë tek tavolina jonë dhe ka kërkuar që të tymoste nga cigarja me “hashash” e jona. Ne refuzuam t’i japin dhe mes nesh nisi një debat, ku njëri nga ata personat qëlloi me shpullë njërin prej shokëve të mi në tavolinë. Pas sherrit me duar, jam kthyer në tavoilnë ku kam vazhduar të pi alkool dhe kam konsumuar edhe kokainë.”

Sipas Xhuvanit, pak minuta para vrasjes ai ishte nisur për t’u larguar nga lokali së bashku me shokët e tij.  Njeri nga personat e tjere qe ishin ne lokal, kishte ndjekur nga pas, dhe aty i pandehuri tregoi se kishte qëlluar me armë.

 

 

SHKARKO APP