KP ankimon vendimin për kreun e Administratives të Apelit (Dosja e plotë)

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Kastriot Selitën, është ankimuar. Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, kaloi procesin e Vetting-ut në 18 qershor, por Komisioneri Publik ka vendosur ta ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

”Mbështetur dhe në rekomandimin e Komisionit prej tre vëzhguesish ndërkombëtarë të ONM-së, për të ankimuar vendimin nr. 161, datë 18.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të gjykojë mbi të tria kriteret e rivlerësimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të këtij ankimi, në varësi të rezultateve të hetimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të lartpërmendur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

Sipas Komisionerit Publik, hetimi për të tria kriteret e rivlerësimit nuk është i plotë në rastin e Kastriot Selitës dhe për rrjedhojë nuk është i mjaftueshëm për ta konfirmuar në detyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i PLOTË

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?