KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë me shumicë votash, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila. Komisioni e konfirmoi Lilan më 10 janar të këtij viti. Vendimmarrja e Komisionit për prokuroren Lila u ankimua nga Komisionerja Publike, Irena Nino, e cila kërkoi shkarkimin.

SHKARKO APP