KPA shtyn vendimin për Besim Hajdarmataj në datën 3 gusht
Aktualitet E Enjte, 29 Korrik 2021 09:30
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë më datë 3 gusht vendimin për ish- kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
KPA tha gjatë seancës, se hetimet do të vijojnë dhe kanë kërkuar dokumente shtesë nga Hajdarmataj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, ish-Prokurorin e krimeve të rënda, tashmë Prokuror në Tiranë. Ndërsa, ONM sugjeroi shkarkimin e tij nga detyra.