KQZ gjobit Veliajn, Spahiu: S’ka më veprimtari rilindase si me tërmetin e 2019
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka gjobitur kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara, dhe për drejtuesin politik të LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu, kjo është një shenjë që nuk duhet të ketë më veprimtari rilindase si me tërmetin e 2019.
Postimi i plotë
Në fakt të dënosh me gjobë administrative dikë që i del emri në përgjimet mafioze si partner i Ndrangheta duket si gudulisje. Por, siç thonë edhe udhëtimi më i gjatë nis me një hap. Kështu ndoshta mësohet të mos bëjë veprimtari rilindase me tërmetin e 2019 dhe viktimat e tij.