FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KQZ hap garën për 5200 identifikues, kushtet, detyrat, ku të aplikoni dhe shpërblimi

KQZ brenda 24 orëve do të hapë thirrjen për përzgjedhjen e 5200 personave të cilët do të përdorin pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve (PEI). Ilirjan Celibashi tha se pajisja është shumë e thjeshtë për t’u përdorur.

Cdo gjë do të jetë e shkruar shqip, nuk kërkon njohuri të thelluara, cdo kush që di të përdorë një telefon smartphone mund të përdorë më lehtë këtë pajisje. Nuk është e domosdoshme që ata që do të operojnë të kenë arsim të lartë, apo njohuri nga fusha e teknologjisë së informacionit” tha ai.

Por cilat janë kushtet dhe kërkesat për të qenë operator teknik? Kryetarja e Komisionit Rregullator në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjana Nano, i sqaroi nen për nen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të jetë zgjedhës, nuk duhet të ketë qenë dënuar, duhet të ketë arsim të mesëm, nuk ka qenë pjesë e administratës në dy vitet e fundit, nuk ka qenë anëtar partie në 3 vitet e fundit, nuk ka qenë i përfshirë në fushatë në 5 vitet e fundit, të ketë njohuri për pajisjen, të jetë gati për të shkuar edhe larg vendbanimit. Caktimi bëhet me short” thuhet draftin që u miratua.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pavarësisht se kriteri është arsimi i mesëm, në përzgjedhje do të ketë disa përparësi. “Studentët në Master, Bachelor, jo pjesë e administratës” thuhet në draftin e miratuar. Nëse shorti do ta vendosë larg vendbanimit, atëherë operatori voton në qendrën e votimit ku do të caktohet.

Është parashikuar konkretisht votimi i operatorëve teknikë, pranë qendrës ku janë caktuar për të ofruar shërbimin”.

Kërkesa për të gjithë të interesuarit dorëzohet në faqen e KQZ-së ku do të ketë një hapësirë të veçantë. Nëse operatorët teknikë bëjnë deklarim të rremë të të dhënave do të mbajnë përgjegjësi penale ose administrative.

Pas aplikimit, personat e interesuar do të trajnohen dhe nëse nuk e kalojnë testin nuk do të caktohen. Pasi të kalojnë testin, operatorët duhet të caktohen në qendrat e votimit jo më vonë se 7 ditë përpara zgjedhjeve. Nëse ditën e zgjedhjeve operatori i caktuar mungon zëvendësohet nga një tjetër që do të jetë në gatishmëri.

Detyra e operatorit është paraqitja në orën 06:00 të mëngjesit në qendrën e votimit, vendosja në punë e pajisjes dhe aktivizimi në prani të komisionerëve. Operatori nuk ka rol vendimmarrës për të drejtën e zgjedhësit, por vetëm për të vendosur pajisjen në punë.

Neni i fundit, por jo nga rëndësia, ishte shpërblimi që do të marrin operatorët për punën, që do të jetë 9 mijë lekë dhe KQZ do të mbulojë transportin kur shorti e cakton larg vendbanimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?