KQZ i jep mandatin e deputetit, Rryci më parë e kishte refuzuar
Komisionin Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin një tjetër kandidati për deputet nga listat e zgjedhjeve të 2017. Ai është Krenar Rryci dhe vjen nga Partia Demokratike e qarkut të Durrësit. Pas verifikimeve të dosjes që Rryci kishte dërguar më herët, KQZ mori vendimin për t’i dhënë mandatin.
Më 6 mars, Krenar Rryci u shpreh në media se ishte penduar që ka refuzuar të marrë mandatin. Pasi kishte firmosur dorëheqjen, pranoi se ka ndryshuar mëndje dhe do të bëhet deputet.
Emri i Krenar Rrycit, i cili listohet i 18-ti në listën e PD-së në qarkun e Durrësit, ishte mes 103 kandidatëve të djathtë që refuzuan të marrin mandatin, por kandidati mohon ti kenë ofruar para apo t’i kenë bërë presion për t’u bërë deputet.
KOHA JONË SONDAZH

