KQZ iu jep mandatin, kush janë dy deputetët e rinj në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka dhënë sot mandatin dy deputetëve nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe atë të Korçës.

Bëhet fjalë për Halil Jakimi për qarkun e Dibrës dhe Arlind Çaçani për qarkun e Korçës. Me dhënien e mandatit për dy deputetët, numri i tyre në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 102.

Opozita e bashkuar nga ana  tjetër vijon të mos kthehet pas nga vendimi i marrë për djegien e mandateve, ndërsa ka nisur përgatitjet për protestën e madhe kombëtare, e cila është parashikuar të mbahet me 13 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?